VIDEO/ Ajo që ka ndodhur tek Uji i Ftohë, ka tmerruar vlonjatët

Një banor nga qyteti i Vlorës në lagjen “Uji i Ftohtë” ka denoncuar një ngjarje shumë të frikshme. Ai shprehet se para rreth dy ditësh ka qenë dëshmitar i ndodhisë që do të shikoni në videon e mëposhtme.

Dy hajdutë duket se si tentojnë të hyjnë në derën e jashtme të një pallati por për fat të mirë nuk ia arrijnë dhe largohen pasi e provojnë disa herë ta hapin.

Qytetari shprehet se u ka hyrë frika pasi ngjarja ndodhi rreth orës 20:45. /JOQ