VIDEO LIVE/ ‘Çadra e lirisë’, dita e shtatë e protestës së opozitës në Bulevard

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 7 të saj, ndërsa mëngjesi duket i qetë pas një mbrëmje energjike, ku kreu i PD-së dha një intervistë drejtpërdrejt nga “çadra e lirisë”.

Gjatë ditës së sotme priten aktivitete dhe bashkëbisedime të shumta nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe protestuesve. Edhe sot priten të rinj, ndërsa besohet se do të mbërrijnë në Tiranë edhe grevistët dhe 40 protestuesit e nisur nga Zharrëza e Fierit.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha komunikoi me shqiptarët me anë të emisionit “Opinion”, këtë herë të zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një emision ku debati në momente të caktuara u nxeh mes kreut të PD-së dhe drejtuesit Blendi Fevziu.