Për 3 vjet/ FSHF shet 540 milionë lekë emrin e Kategorisë Superiore

Ditën e sotme, nëpërmjet një ankandi u vendos shitja e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” ku fitues doli shoqëria “Abissnet sh.a” me vlerën e ofruar të 540 milionë lekëve.

Në ankand morën pjesë dy kompani, “Banka OTP Albania sh.a” dhe “Abissnet sh.a”, ku fitues u shpallën këta të dytët, duke fituar të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore për tre sezonet e ardhshme, 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024.

Ankandi u mbajt nga Liga e Profesioniste e Futbollit, e cila vendosi dhe fituesin në bazë të kritereve më frytdhënëse.

Gjithçka nisi në vlerën e 500 milionë lekëve, teksa shoqëria “Abissnet sh.a” e rriti ofertën duke e dërguar në limitet e 540 milionë lekëve për tu shpallur dhe fituese.