Kryetari i LDK do t'i shkojë në takim Presidentes për datën e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të shkoj në takim sot të Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi. “Po kryetari Abdixhiku do të marr pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Kujtojmë se Osmani ka ftuar edhe liderët e partive të tjera për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe partitë tjera LVV, PDK dhe AAK.