", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/June/02/auto_60b6a7558afdf.image_11622626337.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Kalimtarët ndihmojnë oficeren e policisë së San Francisko tek po e sulmonin

Disa kalimtarë të rastit nxituan të ndihmonin një oficere policie në San Franciskos që po sulmohej të premten, tha Departamenti i Policisë së San Franciskos pas videos së incidentit.

Oficerja, e cila nuk u emërua, por që policia e identifikoi si një femër aziatike, po i përgjigjej një telefonate rreth një personi që kërcënonte.

Kur oficerja arriti, ajo kontaktoi me burrin e dyshuar dhe po përpiqej ta ndalonte kur ai e sulmoi atë, sipas videos së mbikëqyrjes që Shoqata e Oficerëve të Policisë së San Franciskos që thotë se filmoi incidentin.

Në video, i dyshuari në fillim duket se po zbaton komandat e oficeres për t'u kthyer dhe për të vendosur duart pas koke. Po pastaj burri shihet duke e kapur oficerin në shpatullë dhe fillon një përleshje midis të dyve. Brenda pak sekondave, ai e vë poshtë dhe e përplas në tokë.

Disa sekonda më vonë, të paktën katër civilë hyjnë në skenën e përleshjes dhe bërtasin, "ik prej saj". Videoja tregon se ata përpiqen ta çlirojnë  oficeren e policisë duke e shkelmuar burrin, duke e tërhequr derisa e hedhin në tokë. Rreth një minutë pasi filloi incidenti, oficerë të tjerë mbërrijnë në vendngjarje dhe e vënë poshtë burrin.

Incidenti vjen ndërsa sulmet verbale dhe fizike kundër aziatiko-amerikanëve, veçanërisht grave, janë rritur në vitin e kaluar. Kishte të paktën 2,410 incidente anti-aziatike të urrejtjes në tre muajt e parë të këtij viti, sipas një raporti të lëshuar nga Stop AAPI Hate në maj.

View this post on Instagram

A post shared by the_asian_dawn (@the_asian_dawn)