Përkthimi në shqip i ‘Lenini-t’/ Parid Teferiçi: Produkt i borgjezisë, i ndrojtur dhe i dhunshëm

I ftua në ‘A Show’ me moderatorin Adi Krasta, poeti shqiptar Parid Teferici ka folur mbi përkthimin e librit në shqip ‘Lenini’.

Krasta: Kam lexuar një Lenin të çuditshëm, çfarë më ka bërë përshtypje, përcaktimi në shqipërim për ta konsideruar Leninin në mënyrë të vazhdueshmë i druajtur dhe i dhunshëm.

Një pjesë e madhe e dhunuesve që njof ka një llojë druajtje, kanë një llojë tërheqje. Ka qënë një zgjedhje e vështirë për ty për ta përcaktuar me këtë bimom kontradiktor nga pikëpamja ghuhësore?

Teferici: Erdhi në mënyrë të natyrshme dhe në origjinal ashtu është përcaktimi. Përkufizimi i malapartes, që në fillimet e veta u mor si paksa i ashpër i vrazhdët për Leninin, si i ngarkuar ideologjikisht, si fjalët e një fashisti për një lider të komunizmit botëror, por koha i ka dhënë të drejtë. Historianë të ndryshëm të Leninit e kanë përcaktuar si të tillë, si një produkt i borgjezizë të vogël dhe të mesme, i drojtur dhe urrente aktivizmin në vetvete, dhe dikotomia që kishte me Metrovcin dhe Planovin, Martovin, baballarët e marksizmit rus.

Dhe përcaktimi që i bënë Leninit ishte një maksemilian robespier i ri, ia ndryshon dhe emrin në Maksemilian Lenin./ A.Z/