Pasarelë në korridoret e gjykatës/ Fotot kur Kapedani shpallej ‘Miss Spektakli’

Pak ditë pas skandalit ku korridoreve të Gjykatës së Elbasanit u shfaq drejtuesja e këtij institucioni duke e kthyer në "pasarelë mode", kanë dalë pamjet kur Enkeleda Kapedani konkurronte për Miss Shqipëria.

Drejtuesja e Gjykatës së një prej qarqeve më problematike në vend gjatë detyrës së saj realizonte edhe video për rrjetin social “Tik Tok”.

Por modelimi, nuk është një anë e panjohur për Enkeleda Kapedanin, pasi ajo ka marrë pjesë në “Miss Shqipëria” rreth 18 vite më parë dhe ka fituar çmimin “Miss Spektakli”.

Dhe duket se rritja në shkallët e drejtësisë nuk i ka shuar pasionet e saj për famën, tanimë në rrjetet sociale.