Kolegji rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë për Vlorën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.

Të njëjtin vendim Kolegji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës. Vendimi nuk e bindi opozitën e cila paralajmëroi padi në institucione të tjera.

PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës, kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.