Dy të arrestuar në Korçë, njëri për falsifikim, tjetri për transport emigrantësh

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh. I arrestuari është G. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 30.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq. Ky shtetas, më datë 29.05.2021, u shpall në kërkim policor në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.