Dibër/ U kapën me lekë dhe fletë votimi në makinë, Apeli i lë në burg

Gjykata e Apelit ka vendosur masën arrest me burg për Denis Xholin e Albjon Çekun.

Dy personat në fjalë u kapën në Maqellarë të Dibrës me 5 milion lekë dhe fletë votimi në makinë.

Zyrtarët e bashkisë socialiste akuzohen për krim zgjedhor në Dibër gjatë fushatës zgjedhore. Më 22 prill makina e dy personave u ndalua nga simpatizantë të PD pasi dyshonin se shpërndanin lekë për fushatë.

Automjeti mbeti i bllokuar për 1 orë teksa në automjet u gjetën kartmonedha 5 mijë lekëshe.