Kapja e 30 kg lëndë narkotike në mjetin që vinte nga Shqipëria, reagon ministri i brendshëm i Kosovës

Ditën e sotme është sekuestruar një sasi prej 30 kg të lëndës narkotike ‘Marijuanë’ e cila po transportohej brenda falë një mjeti që vinte nga Shqipëria.
Lidhur me aksionin e bërë, ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se:

“Lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike, do të vijojë me intensitet, Kosova do të jetë zonë e ndaluar për këto lloje trafiqesh.”
Ndërkohë është arrestuar një 40 vjeçar si drejtues i automjetit që po bënte transportin e lëndës narkotike.