Ja mesazhi i Lulzim Bashës për Ilir Metën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dërguar një mesazh për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me protestën e opozitës në bulevard që po zhvillohet prej 5 ditësh.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” se çfarë mesazhi ka për Metën, Basha tha se është i njëjti mesazh dhe për Kryeministrin Edi Rama: “Të reflektojë, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Kryedemokrati Basha shtoi gjithashtu Meta ka njësoj përgjegjësi për Ramën dhe dallimi i vetëm mes tyre është numri i deputetëve që kanë në Parlament

Edhe deputetë të tjerë nga PD i kanë bërë thirrje më herët Metës që LSI të tërhiqet dhe të krijohet një qeveri teknike.