FOTO/ Gary Lineker shpërthen për shkarkimin e Claudio Ranierit

Moderatori i njohur anglez, Gary Lineker, ka shpërthyer pas shkarkimit të Claudio Ranierit.
 
Ai e ka konsideruar këtë vendim të Leicester Cityt si të papranueshëm.
 
“Pas gjithë asaj që Claudio Ranieri e ka bërë për Leicester Cityn, shkarkimi i tij tani është i pashpjegueshëm, i pafalshëm dhe i trishtueshëm”, shkroi Lineker në Tëitter, përcjellë “lajmi.net”.

Shkarkimin e Ranierit e ka konfirmuar Leicester City përmes faqes zyrtare të klubit.