VIDEO/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, mposht në finale Skënderbeun

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë.

Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Skënderbeut në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 39’ pas gjuajtjes të Da Silvës brenda zonës u devijua nga Sadriu dhe përfundoi në rrjetë. Gjatë pjesës së dytë, Skënderbeu e kishte të pamundur të reagonte. Sot për herë të parë në "Air Albania" u lejuan zyrtarisht tifozët që pas 15 muajsh mbylljeje prej pandemisë. 

Vllaznia u kthyer pas 13 vitesh përsëri te një trofe kombëtar.