'Fiton apo humbet PSG, në Francë gjithmonë do flasim për mua'

Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se mediat franceze do të flasin çdoherë për të pavarësisht se sa mirë do të luajë Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i Manchester United ka uruar ish-klubin për fitoren 4-0 kundër Barcelonës në Champions League në rrethin e parë të 1/16.

“Ishte ndeshje shumë e mirë. Natyrisht se i uroj ata, kam qenë pjesë e atij klubi, pavarësisht të gjithave”.

“Kur ata fitojnë, njerëzit flasin për mua, kur ata humbin përsëri njerëzit flasin për mua”, ka thënë Ibra.

“Çdoherë të të flasin për mua”, ka shtuar suedezi.