Johnson gënjen publikun: Martohet në fshehtësi

Kryeministri britanik Boris Johnson u martua në fshehtësi dje dhe pse së fundmi u njoftua se dasma ishte caktuar për datën 30 Korrik.

Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds u martuan në një ceremoni të vogël në Katedralen Wesminster.

Në ceremoni morën pjesë rreth 30 të ftuar, përfshirë familjet dhe miqtë më të ngushtë të të porsamartuarve.

Tabloidi britanik Sun kohët e fundit raportoi se Johnson dërgoi ftesa për martesën, e cila është caktuar për 30 korrik.

 Sidoqoftë, Kryeministri dhe tani zonja Johnson, befasuan publikun me një martesë të fshehtë.

Çifti u fejua në vitin 2019, por për shkak të pandemisë Covid 19, atyre iu desh të shtynin datën e martesës.

Johnson dhe e fejuara e tij kanë një djalë, Nicholas, i cili lindi në 29 Prill të vitit të kaluar.

Kjo do të jetë martesa e tretë e Johnson - ai u martua për herë të parë me Allegro Mostin-Owen në 1987, por ata u divorcuan në 1993, kur ai u martua me Marina Wheeler.

Johnson ka katër fëmijë nga ajo martesë, por ai u divorcua nga Marina në 2018.