Shtatë arrestime në Tiranë, ditën e shtunë

Shtatë arrestime u bënë në Tiranë ditën e shtunë nga Policia,  si psh një të ri që u kap me kokainë në makinë dhe e deri tek hajduti i një motorri.

Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi E.F, 24 vjeç, sepse në rrugën “Gramoz Pashko”, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A. A.

Nga Komisariati Nr.3 u arrestua B. M, 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.

Komisariati nr. 5 arrestoi E. J, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në makinën me të me të cilën qarkullonte, i gjetën një sasi kokaine.

Punë patën edhe specialistët e Qarkullimit Rrugor: ata arrestuan E. A, 36 vjeç, T. J, 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, të kapur në flagrancë duke drejtuar makinën të dehur.

Një tjetër, E.L, 19 vjeç, drejtonte makinën pa patentë.

Dosjet e të shtatëve iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.