Alban Ramosaj fitues i 'Kënga Magjike 2021'

Alban Ramosaj ka fituar edicionin e 22-të “Këngës Magjike”.

Albani ishte më i votuari nga kolegët e tij, por ai arriti të rrëmbente edhe pikët e jurisë dhe publikut. Albani konkurroi me këngën “Thikat e mia”.

Me të dëgjuar emrin si fitues, Albani u përlot.

 “O ma, fitova”, tha Albani me sytë me lot.

“Faleminderit të gjithëve, e kam ëndërruar këtë moment dhe nuk po më besohet akoma. Faleminderit nga shpirti. Më kujtuat arsyen pse bëj muzikë. Ndihem më i vlerësuar se kurrë, s’kam fjalë”, tha Albani.