Manchester City – Chelsea, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampioneve mes Manchester City-t dhe Chelsea-t.

Blutë e Londrës e kanë mbyllur në epërsi 1-0  pjesën e parë të sfidës ndaj “Qytetarëve”.

Ndeshja nisi mjaft vrrullshëm me skuadrat që krijuan disa raste për gol, por pa arritur të shënojnë. Timo Werner pati dy mundësi të arta në minuta 10 dhe 14’, por nuk u tregua i saktë përballë Ederson. U desh të vinte minuta e 41' e sfidës për të parë topin në fundin e rrjetës. Ishte gjermani Kai Havertz ai i cili shënoi për Chelsea-n. Pas një kundërsulmi fantastik, Havertz arriti të finalizonte me gol aksionin, duke çuar skuadrën e tij në delir.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë: