VIDEO/ Gafa e Werner në stërvitje bëhet hit në rrjet para finales së Champions

Një gafe e sulmuesit të Chelsea, Timo Werner, në stërvitje po bën xhiron e rrjetit.

Gjatë stërvitjes të londinezëve, sulmuesi gjerman godet keq një top i cili përfundon në tribunën e stadiumit.

Gafa e Werner është bërë menjëherë hit duke marrë parasysh dhe sezonin e dobët që kaloi me Chelsea pas erdhi me bujë të madhe verën e kaluar.

Në drejtim të sulmuesit 25 vjeçar vërshuan kritika të shumta teksa disa e krahasonin me rastin e humbur në gjysmëfinale kundër Real Madridit.