Si u arrestua në shtëpinë e tij në Dubai Florenc Çapja dy ditë më parë

Ditën e enjte, më 27 maj, agjentët e zyrës së Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkëpunim me policinë e qytetit të Dubait, kanë shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkëshorten dhe femijën.

Lajmin e ka bërë të ditur nëp•rmjet një statusi në profilin e tij na facebook gazetari Artan Hoxha. 

Çapja nuk ka bërë asnjëlloj tentative për rezistencë apo për t’u larguar. Madje, ai është treguar bashkëpunues dhe është shoqëruar në policinë e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqëruar është pikërisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare.

Prokuroria e Elbasanit e shpalli në kërkim Florenc Çapjan, pasditen e datës 16 mars.

Por, ndërsa pasdite firmosej urdhërarresti, Çapja ishte larguar qetësisht nga Shqiperia, që në orët e para të mëngjesit. Nuk dihet, nëse Çapja ishte në dijeni të veprimeve të prokurorisë, por është fakt se vetëm disa orë para se të firmosej urdhërarresti, ai bashkë me familjen e tij, u largua me linjë ajrore nga Rinasi, fillimisht drejt Stambollit dhe më pas drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara.

Në momentin që, agjentët e Interpol Abu Dabit kanë shkuar në banesen e Çapjas, ai ka paraqitur një leje qendrimi, me të cilën qëndronte në këtë shtet.

Zyra e Interpol Tiranës është njoftuar mesditën e se premtes, në rrugë operative, se Florenc Çapja ishte arrestuar në Dubai, por zyrtarisht nuk kishte asnje njoftim nga Emiratet e Bashkuara.

Menjeherë, u është kërkuar informacion kolegëve të Interpol Abu Dabi, në lidhje me personin në fjalë.

Konfirmimi zyrtar, se personi i arrestuar në Dubai, eshte Florenc Çapja, ka ardhur vetëm të shtunën pasdite...

Tashme pritet që autoritetet shqiptare të paraqesin brenda afatit kohor prej 40 ditësh, dokumentacionin e plotë për ekstradimin e Çapjas drejt Shqipërisë, ku tashmë gjendet i burgosur dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja.