Përleshje në Durrës, theren me thikë dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në orët e pasdites, Dy persona raportohet se janë plagosur me mjete rrethanore, të dyshuar thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 13 Plazh.

Përleshja ka ndodhur pas një konflikti më persona të tjerë.

Dy të plagosurit mësohet se janë vëllezër.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.