Tiranë, zbret nga vinçi ish i përndjekuri që kërcënonte se do të hidhej

Ka zbritur nga vinçi 61-vjeçari Xhemal Zhuri që kërcënonte se do të hidhej nga lartësia.

Ish i përndjekuri politik kërkonte të merrte këstin e 6 të dëmshpërblimit të tij.

Prej më shumë se 1 ore ai kishte hipur në vinçin pranë Kishës Ortodokse duke kërcënuar se do të hidhej.

Kjo ishte e hera e tretë që Xhemal Zhuri ndërmerrte akte të tilla duke kërcënuar me vetëvrasje.