", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/May/28/auto_E2fOYpBVEAU3YJy1622218977.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, David Alaba firmos me skuadrën e re

Tashmë është zyrtare. I lirë nga çdo kontratë pas largimit nga Bayern Munich, David Alaba ka firmosur ditën e sotme me klubin e Real Madrid.

Mbrojtësi austriak ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me madrilenët dhe për këtë arsye do të jetë i lidhur me klubin spanjoll deri me 30 qershor 2025. Ky është afrimi i parë i Real Madrid për këtë sezon të ri.

 

“David Alaba (Vjenë, Austri, 24.06.1992) është lojtar më i ri i Real Madrid. [...] Me Bayern, ai luajti 431 ndeshje, duke u bërë i huaji me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Përveç kësaj, Alaba ka qenë tre herë pjesë e Ekipit të Vitit të UEFA-s dhe është votuar Shtatë herë Futbollisti Austriak i Vitit, një Kombëtare me të cilën ai do të luajë në Kampionatin Evropian të ardhshëm ”, thuhet në njoftimin për shtyp i lëshuar nga Real Madrid te premten.