Zyrtare/ Luajti vetëm 2 ndeshje, Partizani ndanë rrugët me mbrojtësin nga El Salvador

Partizani dhe mbrojtësi nga El Salvadori, Roberto Dominguez kanw ndwr përfundimisht rrugët e bashkëpunimit midis tyre.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Partizanit në “Facebook”, e cila shkroi për ndërprerjen e kontratës me 23 vjeçarin.

Dominguez nuk arriti të bëhet protagonist me “demat e kuq” duke luajtur vetëm dy ndeshje si titullarë teksa u afrua me bujë të madhe në merkaton e janarit.

Deklarata e plotë e Partizanit

ZYRTARE

ROBERTO DOMINGUEZ MBYLL AVENTURËN ME PARTIZANIN

FK Partizani njofton përfundimin e marrëveshjes me mbrojtësin Roberto Dominguez. Klubi dhe 23 vjeçari nga El Salvador kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Dominguez u bashkua me 16-të herë kampionët e Shqipërisë përgjatë merkatos së Janarit.

FK Partizani i uron Roberto Dominguez shumë suksese në karrierën e tij sportive.