Inter blindon 'yllin' e skuadrës, kontratë deri më 2024

Alessandro Bastoni dhe Inter, vazhdojnë së bashku. Mbrojtësi 22 vjeçar ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2024.

Bastoni ka qenë një nga lojtarët më të dalluar tek Inter  këtë sezon, ku arritën të fitonin dhe titullin kampion në Serie –A. Për këtë arsye klubi Lombard i ka ofruar rinovimin e kontratës që është firmosur edhe nga vetë lojtari.

Bastoni pritet të fitojë 2.8 milion euro neto në sezon. Nëse arrihen të gjitha shpërblimet, fitimet e mbrojtësit mund të arrijnë deri në 4 milion euro.

Klubi e njoftoi lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare:

FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Alessandro Bastoni : mbrojtësi i lindur në 1999 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2024 .