E ardhmja e Messit? Presidenti i Barcelonës jep lajmin e shumëpritur!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një lajm të madh për tifozët katalunas.

Gjatë një reagimi për mediat, Laporta tha se është pranë marrëveshjes për të vazhduar kontratën me Lionel Messin.

“Ne jemi duke përparuar në bisedime për të zgjatur kontratën e Lionel Messit, por nuk është nënshkruar ende. Messi dëshiron Barcelonën, ai e do klubin”, ka thënë Laporta.

Presidenti i Barcelonës po ashtu foli edhe për të ardhmen e trajnerit: “Ne do të takohemi me Ronald Koeman javën e ardhshme për të vendosur të ardhmen”.