Presidentit i dhurohen 'Love Songs', 100 poezitë e reja nga Skënder Sherifi

Presidenti Ilir Meta ka marrë dhuratë sot, "Love Songs", libri me 100 poezi, nga duart e poetit të mirënjohur Skënder Sherifi.

"Ishte kënaqësi të takoja sot shkrimtarin dhe poetin e njohur shqiptaro-frankofon, Skënder Sherifi, i cili më dhuroi librin e tij të fundit “Love Songs”, - tregoi Meta në Fb. - Skënder Sherifi është përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë, që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë Atdheut. Me krijimet rreth natyrës njerëzore dhe me forcën e vargjeve të tij, ai renditet përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.

Skënder Sherifi mbetet gjithmonë i lidhur ngushtësisht me Shqipërinë dhe bashkëatdhetarët e tij dhe ky libër me 100 poezi është dhurata më e re për publikun dhe artdashësit shqiptarë," nënvizoi Presidenti.