Historike/ Pas 19 vitesh, Venezia kthehet në Serie A

Skuadra e Venezias ka dalë triumfuese nga finalja e “Play Off-it” të Serie B.

Venezia mundi skuadrën e Cittadellas dhe në këtë mënyrë do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie A.

Në fakt, venecianët ishin duke humbur por goli i Bocalon në min 93′ të takimit doli të jetë vendimtar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku në ndeshjen e parë, Venecia kishte triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Cittadellas.

Kjo është hera e parë për Venecian që arrijnë të hyjnë në Serie A pas 19 vitesh kur skuadra ishte nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur italian, Cesare Prandelli.