Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës për qeverinë teknike

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili kërkoi qeveri teknike dhe më pas të votohej vetingu.

Përmes një statusi në Twitter, Rama i ka quajtur “qiqra në hell” këto pretendime.

“Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj vetingun?!Kësaj i thonë duam qiqrra në hell pastaj flasim për ç'do Shqipëria:VETINGUN”, deklaron Kryeministri Edi Rama.