U arrestuan me akuzën se ndihmuan skafistët / Lirohen rojet bregdetare ne Vlorë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka liruar gjatë ditës së sotme 5 rojet bregdetare duke kundërshtuar kështu vendimin e shkallës së parë.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 12 të mesditës dhe ka zgjatur përreth 120 minuta ku në përfundim të saj është dhënë masa "Detyrim paraqitje" për të gjithë grupin.

Konkretisht Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, Sejfulla Beja dhe Besmir Meçe tashmë janë të lirë.

Familjarët e tyre kanë qëndruar gjithë kohën përpara gjykatës së apelit teksa në fund janë përlotur nga gëzimi për vendimin e marrë për të afërmit e tyre.

Avokati Astrit Bajo pohon se kjo është një fitore për të 5-të të rinjtë të cilët nuk kanë shpërdoruar aspak detyrën,por kanë shpëtuar 55 jetë njerëzish.