Lista pëson ndryshim/ Lajm i keq për Kombëtaren, futbollisti dëmtohet në grumbullim

Shqipëria nis pasdite përgatitjet për dy miqësore që luan kundër Uellsit dhe Ccekisë, më 5 dhe 8 qershor, ndërkohë që nga FSHF njofton ndryshimin në listën e lojtarëve që Reja do të ketë në dispozicion.

FSHF bën me dije se Etrit Berisha është dëmtuar dhe është larguar nga grumbullimi. Portieri kuqezi nuk do ia dalë dot të jetë gati për 2 sfidat, me Rejan që duhet të mendojë për një zgjedhje tjetër në mes të shtyllave.

“Lista e futbollistëve të Kombëtares ka pësuar ndryshime, teksa kuqezinjve i është bashkuar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, ndërsa portieri Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi, ku nuk mund të rikuperohet dot në kohë për dy ndeshjet” – shkruan FSHF.

Alternativat në portë janë të mira, ku mund të përmendim Gentian Selmani, Alen Sherri, apo edhe Romeo Harizaj.