Alarm global: Dhjetëra raste murtaje në Kongo

Vendi tashmë numëron 11 të vdekur ndërsa OBSH është në këmbë Nëse zhvillohet një pandemi e re do të këtë miliona të vdekur dhe Kongo është një ndër vendet më të rrezikuara pasi janë diagnostikuar dhjetra raste të murtajës.

 Brenda pak ditësh janë regjistruar gjithsej 15 raste, 11 prej të cilave përfunduan me vdekje sipas gazetës britanike express.

Autoritetet kongoleze i kanë këshilluar qytetarët të mbajnë maska dhe të qëndrojnë larg kufomave sa më shumë që të jetë e mundur.

  Frika për një rritje të shpejtë të vdekjeve është e lartë, pasi pothuajse nuk ka kujdes mjekësor në provincat verilindore të vendit.

"Viktimat kanë simptoma të dhimbjes së kokës, etheve, kollës ndërsa vjellin gjak. Tashmë kemi 11 vdekje në 15 raste. Rasti i parë ishte i një gruaje në provincën Fataki," tha Louis Tshulo personel shëndetësor në Itur.

Murtaja u shfaq në Evropë gjatë Mesjetës dhe është ende sëmundja më vdekjeprurëse në planet.

Në Ituri, 461 raste dhe 31 vdekje janë regjistruar në një vit, ndërsa mënyra e transmetimit janë brejtësit dhe higjiena e dobët.