Rinas, anulohen fluturimet e kompanisë ‘Alitalia’

Tre fluturime të kompanisë “Alitalia” nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas janë anuluar për shkak të grevës së punonjësve të kompanisë italiane.

Nga greva e tyre 24-orëshe janë anuluar 60% e fluturimeve të “Alitalia”.

Deri tani është anuluar udhëtimi nga Roma në Rinas i orës 17:15 dhe 23:20, ndërsa nga Rinasi në Romë i orës 18:05.

Greva e punonjësve të kompanisë në Itali do të vazhdpjë deri nesër në mëngjes.