Shkrumbohet nga flakët një makinë në kryeqytet

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pranë Kopshtit Botanik.

Mësohet se zjarri në makinën në pronësi të D.D ka rënë si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.