FOTO/ Qindra studentë nisen drejt Tiranës për t'iu bashkuar ‘çadrës së lirisë’

Ndërsa protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të 6-të drejt Tiranës janë nisur qindra studentë nga Shkodra, Korça dhe qytete të tjera.

Ata do ti bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në orën 16:00 ata do të priten nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Më pas në “çadrën e lirisë” do të zhvillohet dhe një bashkëbisedim mes studentëve dhe përfaqësuesve politikë që ndodhen aty.