Risitë në dy miqësoret e qershorit/ Reja publikon listën e lojtarëve

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy sfidat miqësore ndaj Uellsit dhe Çekisë.

Risitë për Kombëtaren në këto dy miqësore janë dy portierët e skuadrave të Kategorisë Superiore, Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë, gjithashtu risi është edhe sulmuesi pogradecar i skuadrës turke Ankaragucu, Endri Çekiçi.

Dy ndeshjet miqësore do të luhen më 5 dhe 8 qershor.