Komand Remi i UÇK tregon pse SHBA e ka futur në listën 'e zezë'

Ish-komandantin i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka treguar arsyen pse është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të cilën tha se nuk ndihet fare mirë kur e mendon.

Mustafa në Pressing ka thënë se arsye ka qenë lufta në Maqedoni dhe në Preshevë. I pyetur se a ka bërë kërkesë që të hiqet nga kjo listë ai tha se nuk njohin mekanizma se si të bëjnë një kërkesë të tillë.

“Ka qenë lufta në Maqedoni, në Preshevë. Janë rrethana të tjera ne pse gjendemi, një numër i caktuar. Është telash, ne nuk i njohim ata mekanizma, si të shkojmë të procedojmë, të bëjmë kërkesë apo diçka të tillë”, tha Mustafa.

“Nuk hetohet diçka, me perjashtim se nuk mund të udhëtoj për në SHBA. Nuk ka sanksione të tjera të hetushme, me përjashtim që nuk ndihet mirë askush, unë nuk ndihem mirë që jam në atë listë. Vet, kur më bie ndër mend, nuk ndihem mirë”, shtoi ai