Sipas statistikave, Maqedonisë së Veriut do t’i duhen 10 vjet që të bëhet pjesë e BE-së

Shkup - Të gjithë shetet të cilët synojnë aderimin në Bashkimin Europian kalojnë përmes një rruge të gjatë dhe të mbushur me sfida, pasi për anëtarsim të plotë në Union nevojitet implementimi i shumë reformave të cilët ndikojnë që procesi i integrimit të zgjatet.

Që nga krijimi i BE-së në vitin 1957 me traktatin e Romës aderimet në të nuk kanë munguar ku ajo sot numëron 27 anëtarë, dhe ka shumë pretendentë të tjerë të cilët presin në rradhë për t’iu bashkuar asaj, shkruan Zhurnal.

Nuk egziston një manual se sa kohë i duhet një vendi për tu bërë pjesë e BE-së pasi kjo varet nga aftësia dhe gadishmëria e tyre për të përmbushur të gjitha kushtet që janë të parapara për çdo vend kandidat i cili synon për tu bërë pjesë e saj.

Ndonjëherë integrimi i një shteti në BE nuk është i kushtëzuar vetëm me plotësimin e kritereve që janë të parapara për anëtarsim, pasi prolongimi apo edhe zvarritja e aderimit të një shteti ndodhë edhe përshkaqe politike, ekonomike dhe strategjike e të cilët në historinë e Brukselit nuk kanë munguar dhe të cilët vazhdojnë që të jenë prezente edhe sot.

Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe, ishin vendet e para të cilat aplikuan në vitin 1961 për tu bërë anëtare të BE-së, të cilët u pritën mirë nga vendet tjera të unionin, por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me Francën e cila kishte rezervat e veta për aderimin e anëtarëve të ri. Presidenti Francez Charles De Gaulle kundërshtoi anëtarsimin e Britanisë me arsyetimin se ajo ishte e ndryshme nga Evropa Kontinentale dhe për ta bllokuar atë ajo përdori të drejtën e vetos, e një JO për Londrën nënkuptonte se ishte një refuzim edhe për dy vendet tjera. Britania aplikoi sërish për anëtarsim në vitin 1967, e që sërish u ndesh me veton Franceze, por situata do të ndryshonte me largimin nga presidenca e De Gaulle. Në vititn 1973 këto tre shtete do të bëhen anëtare të plotë në BE, e cila ndodhi pas një periudhe 12 vjeçare që nga data e aplikimit.

Greqia është një shtet tjetër i cili aplikoi për anëtarsim të plotë në BE në vitin 1975, e cila u prit me skepticizëm nga vende anëtare të cilët kishin dyshimet rreth aftësisë së saj për tu përshtatur në aspektin politik dhe ekonomik me vendet tjera anëtare të unonit. Pas një periudhe gjashtë vjeçare që nga data e aplikimit Athina u bë pjesë e BE-së më 1 janar të vitit 1981.

Spanja dhe Portugalia janë dy shtetet tjera të cilët aplikuan në vititn 1977 për tu bashkuar me Unionin, ku edhe për këto vende kishte një skepticizëm nga ana e antëratëve të tjerë BE-së të cilë kryesisht kishin të bënin me ndryshimet në zhvillimin politik dhe ekonomik të tyre nga ato të vendeve të unionit, si dhe frika se këto vende mund të bëheshin barrë për vendet anëtare. Rëndësia gjeopolitike e këtyre dy shteteve bëri që të tejkalohen dyshimet dhe pas një periudhe 9 vjeçare këto dy shtete pranohen si anëtare të plota në BE.

Zgjerimi katërt i BE-së ndodhi në vitin 1995 pas pranimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë të cilët për dallim nga vende tjera pararendëse ishte më e lehtë pasi këto shtete kishin në aspektin politik,ekonomik, kulturor dhe historik kishin një zhvillim të njejtë me vendet tjera të unionit. Austria aplikoi për anëtarsim në vitin 1989, Suedia në vitin 1991 dhe Finlanda në vitin 1992, pra procesi i anëtarsimit Vienës i ka zgjatur 6 vite, Stokholmit 4 vite, kurse Helsinkit vetëm tre vite, shkruan Zhurnal.

Zgjerimi i pestë ndodhi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë e cila rezultoi me ndryshime të mëdha politike, ekonomike dhe shoqërore në kontinentin Europian, pasi në këtë zgjerim pjesë të BE-së u bënë shtete të cilat kishin qenën nën regjimin komunist, të cilët për tu antarsuar në BE bënë ndryshime radikale në të gjitha fushat e jetës, dhe ky zgjerim në vetë ka përfshirë më shumë shtete së sa zgjerimet tjera të mëhershme.

Sllovenia dhe Çekia aplikuan për tu bërë shtete anëtar në vitin 1996, Bullgaria, Lituania, Estonia, Letonia, Sllovakia, Rumania aplikuan për tu bërë anëtare në vitin 1995, Polonia dhe Hungaria në vitin 1994, Qipro dhe Malta në vitin 1990.

Më 1 maj të vitit 2004, përfundoi zgjerimi më gjithëpërfshirës që ka ndodhur në historinë e BE-së në të cilën u pranuan zyrtarisht 10 shtete të reja anëtare ku procesi i pranimit për Çekinë dhe Slloveninë zgjati 8 vite, Hungarinë dhe Poloninë 10 vite, Sllovakia, Lituania, Letonia, Estonia pranimi zgjati 9 vite, kurse për Maltën dhe Administrata Qipriote Greke 14 vite. Bullgaria dhe Rumania u pranuan më 1 janar 2007 ku procesi i integrimit për këto vende zgjati 12 vite.

Kroacia është vend i fundit i cili është pranuar në BE, e cila aplikoi në vitin 2003 për atarsim dhe e cila u pranua në vitin 2013, procesi integrues i së cilës zgjati 10 vite.

Ekistojnë edhe vendet tjera të cilët kanë aplikuar për antarsim në BE, ku Turqia ka aplikuar në vitin 1987 dhe në vitin 2005 ka filluar negociatat, Maqedonia e Veriut ka aplikuar në vitin 2004 dhe ende ska filluar negociatat për antarsim, Mali i Zi ka aplikuar në vitin 2008, negociatat i ka filluar në vitin 2012 dhe deri më tani ka hapur 33 kapituj nga 35 që janë gjithësej, Serbia ka aplikuar në vitin 2009 ka filluar negociatat në vititn 2013 dhe deri më tani ka hapur 18 kapituj nga 35 gjithëse, Shqipëra ka aplikuar në vitin 2009 për antarsim dhe ende nuk ka filluar negociatat. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dy shtete tjera pretendente për integrim në Bashkimin Europian.

Periudha që nga aplikimi deri të integrimi të plotë në BE është një proces i gjatë i cili mer kohë dhe nuk ndodh menjëher e i cili dallon nga shteti në shtet varësisht nga gadishmëria e tyre për të implementuar kushtet e nevojshme që janë të parapara për antarsim. Sipas të gjitha këtyre statistikave, përfundon Zhurnal.mk, Maqedonisë së Veriut do t’i duheshte së paku 10 vite që zyrtarisht të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.