FOTO/ Rama i jep dorën, por shikoni se çfarë i bën Ilir Meta

Nuk humbin rast për ta treguar që raporti mes tyre është ftohur, për të mos thënë që është acaruar. Lideri i LSI-së, njëkohësisht kryetari i Kuvendit, edhe sot e ka “sfiduar” aleatin e tij, duke braktisur punimet parlamentare pikërisht në momentin kur Rama i është drejtuar foltores së Kuvendit për të marrë fjalën.

Siç e shihni edhe në fotot më poshtë, në çastin kur Meta çohet nga karrigia për të dalë jashtë sallës, sapo Rama zbret në foltore.

Mësohet se Rama ka dashur të tregohet miqësor me Metën pasi sapo hyri në seancë nxitoi të takonte atë të parin, shkruan BW.  

Dy aleatët në qeveri zhvilluan pak dy ditë më parë një darkë në ambientet e kryeministrisë që mesa duket nuk i ka sheshuar ende kontradiktat mes tyre.