Vritet shefi i policisë së Sinaloas, dyshohet të jetë urdhëruar nga El Chapo

Persona të panjohur vranë shefin e policisë së shtetit meksikan të Sinaloa, Hoel Ernest Soto, raportojnë mediat meksikane.

Soto u vra pas një serie arrestimesh vrasësish nga një kartel droge i kryesuar nga Joaquin Guzman, aka El Chapo.

Makina në të cilën ishte kreu i policisë së shtetit Sinaloa, Hoel Ernesto Soto, u përgjua dhe u qëllua për vdekje nga vrasësit, të cilët policia meksikane pretendon se i përkasin klanit të drogës të Joaquin Guzman.

Një grup vrasësish të paguar të kartelit Sinaloa u arrestua në dy javët e mëparshme në një seri veprimesh të komanduara nga Soto.

Mediat meksikane spekulojnë se vrasja e tij u urdhërua nga El Chapo, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Amerikë për një seri vrasjesh dhe trafikimi të drogës.

Media meksikane gjithashtu deklaron se kanë qenë pothuajse 100 vrasje në ditë në atë vend kohët e fundit, dhe se 34,600 njerëz u vranë vitin e kaluar.