Enada Hoxha flet për projektin e ri që bën bashkë baletin dhe trashëgiminë kulturore

Ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishte e futar balerina Enada Hoxha.

Ajo foli për projektin e saj më të ri, një projekt që gërsheton bukur baletin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Pandemia na ndikoi në jetë, nuk ishte e thjeshtë për ambiciet tona të rrinim më gjatë se një vit pa bërë asgjë...", tregoi Enada.

E ndërsa në lidhje me projektin e ri që pritet të vijë së shpejti, ajo u shpreh:

"Në Dhjetor, kemi bërë pesë video ku prezantojmë Tiranën dhe në vazhdimësi  do të promovojmë zonat e UNESCO-s.

Jemi mësuar të shohim zona të ndryshme të Shqipërisë por ne kemi menduar ta sjellim ndryshe. Muzikën këtë radhë e kemi zgjedhur të luajtur me Dj.

Kemi zgjedhur dhe muzikën italiane pasi prej kohësh ambasada italiane ka përkrahur turizmin në Gjirkosatër.

Kemi përzgjedhur Gjirokastrën e xhiruar ditën dhe natën, pasi ai është një qytet që vizitohet çdo ditë  e më shumë nga turistët”, tha Enada.

Enada tregoi se xhirimet i kanë zhvilluar në 4 zona mjaft të veçanta të Gjirokastrës.

E pyetur se kur do të jenë në treg videot e plota, ajo u përgjigj se me datë 28 Maj ato do të jenë të aksesueshme edhe në Youtube.

Ajo gjithashtu tregoi ku e gjen vullnetin për të sjellë gjithmonë gjëra të reja, teksa pohoi se motivohet nga koha, e cila ikën dhe ajo si një artiste tregoi se nuk mund të rrijë në vend-numëro: Koha më ka bërë të hulumtoj dhe të di se çfarë duhet të bëj, unë jam gjithmonë në kërkim të punës, por  dhe jam e rrethuar me njerëz shumë produktivë.