VIDEO/ Blushi i mbyll gojën Braçes me një gjëegjëze. Cila është përgjigja???

Ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po vazhdon protesta dhe aty janë mbledhur të gjithë deputetët e opozitës, në Kuvend ka pasur një debat mes kreut të LIBRA-s Ben Blushi dhe deputetit socialist, Erjon Braçe.

Pas një replike të këtij të fundit, Blushi i është përgjigjur Braçes me një gjëegjëzë:

“Kam një gjëegjëzë për ty. Kjo është përgjigja ime:

Unë kam një mace. Ta fal ty. Macja kafshon rastësisht - meqë ti e përkëdhel shumë - kafshon Taulantin. Kush e ka fajin Erion:  unë, ti, Taulanti apo macja?

Kjo është gjëegjëzë Erion, për ty! Kur ta gjesh përgjigjen, hajde ma jep! Kush e ka fajin kur ty të fal një mace? Unë, ti, Taulanti apo macja?”, tha Blushi në Kuvend.