EMRAT/ Motori përplaset me makinën, vdes i riu plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen djeshme në Ballsh.

Nga përlasja tragjike e nje mjeti me një motor ka sjeëël si pasojë vdekjen e një 16 vjeçari dhe plagosjen e një 18 vjeçari.

Janë mësuar edhe emrat e këtyre personave. I vdekur nga perlasje mbeti 16 vjeçari Agim Hoxha, ndërsa i plagosur Lion Ahmeraj. Që të dy banorë nga fshati Belishovë dhe po ktheheshin nga Ballshi për në shtëpitë e tyre.

Sipas policisë, motorri është përplasur me makinën ku ka qenë shofer Emiljano Skenderaj në vendin e quajtur "Ura e lumit", Ballsh

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur "Ura e lumit", Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Ford" është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.