VIDEO/ Këngëtarja serbe kopjon këngën e njohur shqiptare

Kënget e shqiptarëve vazhdojnë të kopjohen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Këngëtarja Serbe, Tea Tairovic, ka marrë këngën hit “Hajde luj Qyqek” të artistëve shqiptarë nga Kosova, Remzie dhe Nexhat Osmani, duke e përshtatur në gjuhën serbe.

 

Kënga shqiptare “Hajde Luj Qyqek” është realizuar dhe publikuar në vitin 2014 dhe ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime në “YouTube”.

Ndërkohë, kënga në serbisht titullohet “Hajde” dhe ka siguruar mbi 1.1 milion klikime në “YouTube”.

Nuk dihet nëse artistja serbe i ka blerë apo jo të drejtat e këngës, por asnjë prej emrave të kompozitorëve dhe tekstshkruesve shqiptarë të këngës nuk është vendosur si autor në publikimin e këngëtares serbe.