Defekt teknik në avionin e Juventusit, lojtarët në panik

Juventusi ka mbetur në Portugali. Pas fitores 2-0 kundër Portos për Champions League, skuadra e Juventusit është përfshirë nga paniku pasi është raportuar për probleme teknike në avionin me të cilin do të udhëtonte drejt Torinos, transmeton SYRI.net.

Sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane skuadra e Juventusit së bashku me stafin teknik momentalisht ndodhen në hotel dhe po presin me padurim dritën jeshile të autoriteteve për të fluturuar drejt Italisë, shkruan “Tuttosport”, transmeton SYRI.net.

Raportohet se momentalisht lojtarët e Juventusit janë të frikësuar dhe po presin me padurim udhëtimin për në shtëpinë e tyre.

“Zonja e Vjetër” kërkon të udhëtojë sa më shpejt drejt Torinos pasi do të nisë përgatitjen për ndeshjen e së shtunës kundër Empolit të vlefshme për Serie A./ SYRI.net