VIDEO/ Rrahmani bën heroin, ndëshkon ish ekipin e tij dhe çon Napolin në Champions

Po luhen në këto momente ndeshjet e javës së fundit në Serie-A, ku vendosen edhe verdiktet përfundimtare.

E gjithë lufta bëhet për Europën dhe Ligën e Kampioneve, pasi kampioni dhe skuadrat që kanë rënë një kategori më poshtë janë vendosur.

Napoli ka shënuar golin e avantazhit 1-0 përballë Veronës, falë golit të shënuar nga mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani në minutën e 61-të. Pas një krosimi nga këndi, topi përfundon në këmbët e Rrahmanit, i cili dërgon topin në rrjetë. Ky i fundit edhe pse e di vlerën e golit nuk feston në shenjë respekti ndaj ish ekipit të tij. Me këtë rezultat Napoli merr vendin e katërt, duke zbritur Juventusin në vendine pesët.