Itali/ Rreth 4 mijë raste të reja dhe 72 humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në Itali vijojnë të jenë të larta shifrat e personave të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3995 raste të reja dhe kanë humbur jetën 72 pacientë.

Sipas statistikave, orët e fundit është shënuar dhe numri më i ulët i viktimave nga fillimi i vitit 2021.

Ndërkaq në kujdesin intensiv vijojnë që të jenë 1410 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani janë konfirmuar të infektuar 4192185, mes të cilëve kanë humbur jetën 125225 persona.