EMRI/ Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt i banesës, zbulohet dinamika e vdekjes së 67-vjeçarit

Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person.

Eshte publikuar edhe identitetin e viktimës.

Personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç.

Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt në qytetin e Elbasanit.

Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte.

Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person.

Njoftimi i policisë:

Elbasan 

Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen "Vullnetari", Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.