‘Defender Europe 2021’ zbret në Tiranë, ceremonia bën bashkë Metën, Ramën dhe ambasadoren amerikane

Forcat e NATO-s të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së armatosur “Defeder Europe 21”, kanë zbarkuar këtë të diel në Sheshin “Nënë Tereza”.

Kjo bëhet për qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të kenë mundësi të ndjekin nga afër autoblindat, mjetet ushtarake, por edhe të bisedojnë disa çaste me ushtarët vendas e të huaj.

Në kuadër të këtij zhvillimi, në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua një ceremoni, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.